PDK: Shkarkimi i fundit në polici, ndërhyrje e pastër politike
Përparim Gruda, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabintetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka thënë se qeveria e ka shkarkuar shefin e Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Shemsi Hazirin.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se kjo njësi po e udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
“Shkarkimi i Drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve tregon se kjo Qeveri dëshiron të mbroj më çdo kusht njerëzit e saj që janë nën hetime për korrupsion, dhe këtë po e bënë duke ndërhyrë në mënyre të papranueshme në procesin e hetimit ndaj tyre. Ky shkarkim shpjegon arsyen dhe motivet e vërteta pse Kryeministri Kurti dhe kjo Qeveri sulmonte prokurorin e shtetit me aq brutalitet pak ditë pas arrestimit të Nagip Krasniqit”, ka thënë Gruda.
Ai ka shtuar se, para së gjithash, ky rast dëshmon edhe se premtimet për luftën kundër korrupsionit dhe reformim të drejtësisë kanë qenë një mashtrim.
“Po ashtu, i bëjmë thirre Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga ndërhyrjet politike në organet që po zhvillojnë hetimet dhe t’i hap rrugë zbardhjes së kësaj afere. Me lejoni të jem i qartë për të gjithë nuk ka forcë që mund të mbylle dhe heshtë aferën korruptive të Merin Berishajt dhe Nagip Krasniqi. Qytetarët e Kosovës do ta marrin vesh herët apo vonë të vërtetën e këtij skandali korruptiv.
Gruda i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të angazhohet për të siguruar një hetim të pavarur dhe të paanshëm për Berishajn dhe Krasniqin