Pendarovski decid: Nëse çmimi për hyrje në BE është të tjetërsohemi, nuk na duhet BE-ja

537

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në panel diskutimin “Tridhjetë vjet pavarësi dhe perspektiva euro-atlantike e Maqedonisë së veriut”, ka folur për mossuksesin e procesit të zgjerimit, për parimin e konsensusit si arsye e bllokadave në Bashkimin Evropian dhe paralizimin e miratimit të vendimeve të shpejta.

“Problemi kyç në BE është miratimi i vendimeve me konsensus. Pa ndryshim të kësaj, Unioni nuk mund të jetë lojtar kyç gjeopolitik. Kjo sjell deri te rritja e euroskepticizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vetë BE-në, që është më e dëmshme”, tha Pendarovski.

Pendarovski duke folu për bllokadën që Bullgaria ia ka vënë Maqedonisë së Veriut, edhe sot përsëriti qëndrimin, se “nëse çmimi për hyrje në BE është të tjetërsohemi, nuk ka duhet BE-ja” dhe tregoi skepticizëm për gjasat e vendit tonë në Këshillin e BE-së.

“Qartë është thënë nga Sofja se në mungesë të Parlamentit dhe në mungesë të Qeverisë politike, ata nuk do të mund të japin dritë jeshile”, tha më tej Pendarovski, transmeton TV21.

Comments