Përditësimi i rezultateve, ndryshon sërish ndarja e ulëseve për subjektet politike

661
fresco

Verifikimi i votave në 35 vendvotime e ka rritur në përqindje Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ia ka kthyer një ulëse në kuvend, të cilën ia “mori” Partia Demokratike e Kosovës.

Aktualisht, me përditësimin e fundit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare dhe numërimin e votave në 35 vendvotime brenda vendit, LDK-ja do të ketë 20 deputetë, ndërsa PDK-ja 25 deputetë.

Sipas këtyre rezultateve, deri në ora 11:42 të datës 21.02.2025 janë numëruar 2,433 vendvotime nga 2,533 apo 96.05 për qind e tyre.

Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.

midle

Bazuar në rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje i ka shtuar edhe rreth shtatë mijë vota më shumë dhe është rritur në përqindje nga 40.89% në 40.90%.

PDK-ja ka pësuar rënie në përqindjen e votave pas përditësimit të fundit. Partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, e cila kishte 22.40% me përditësimin paraprak, pas përditësimit të fundit ka rënie në 22.29 për qind.

LDK-ja është rritur nga 17.23% në 17.42 për qind, tregon ky përditësim i orës 11:42 të së premtes.

Bazuar në rezultatet aktuale, LVV-ja do t’i ketë 47 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, LDK-ja 20 deputetë, ndërsa koalicioni AAK-Nisma do t’i ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme. /Paparaci.com

Comments