Përfundon numërimi i votave nga diaspora, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka thënë se kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR”, ka thënë Elezi.KQZ do të shpallë nesër rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.Nga 55880 vota, 43747 prej tyre i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa parti e dytë ka dalur të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 5026 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 4252 vota dhe në fund Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 1119 vota.Nisma Socialdemokrate nga totali i votave ka fituar vetëm 445 vota. /Lajmi.net/