Përfundon pjesa e parë me epërsi të dyfishtë të Ukrainës
Kombëtarja e Shqipërisë nuk e nisi mirë përballjen jetike të Ligës së Kombeve.
“Kuqezinjtë” pësuan dy herë brenda 10 minutave të parë nga Ukraina, me takimin që po luhet në “Air Albania”.
Golat për ukrainasit i shënuan Zinchenko dhe Yaremchuk.
Ukraina pati edhe disa raste të tjera të mira shënimi, përmes Mudryk e Yaremchuk, por rrjeta e Strakoshës nuk u tundë më.
Prej Shqipërisë, Laçi e Muçi u treguan më të rrezikshmit.
Shqipëria me rezultatet momentale, do të mbetet e fundit në tabelë, pasi edhe Çekia po fiton ndaj Gjeorgjisë me shifrat prej 2-0./GazetaExpress/