Përfundon pjesa e parë: Turqia po fiton ndaj Holandës 1:0

232

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Turqisë dhe Holandës, e vlefshme për çerekfinalen e Euro 2024.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:0 për Turqinë, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm deri më tani u shënua në minutën e 35-të nga Akaydin, i cili shënoi me kokë pas asistit të Arda Guler.

Fituesi i këtij takimi ndeshet me Anglinë në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Comments