Përfundon takimi në Bruskel – pritet deklarimi i Kurtit
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Takim ky i mbajtur për herë të parë mes dy krerëve të dyja vendeve.
Ky takim po ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Borell pas takimit në një postim në Twitter ka thënë se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy vendeve.
“Jam nikoqir i një takimi të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, (dialogu u deritanishëm) solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, shkruan Borrell.
Ndërkaq, për detajet e takimit pritet të flasin para gazetarëve, Kurti dhe Vuçiq, veç e veç.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011.
Përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.