Përfundon telefonata mes Trump dhe Putin, CNN citon një burim rus: Shkoi shumë mirë

Telefonata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin ka përfunduar, sipas një personi të njohur me bisedën, raporton CNN..

Më herët, zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tha se telefonata po shkonte “mirë” gjatë një përditësimi në rrjetet sociale.
Një burim rus me njohuri mbi bisedën i tha CNN-it se ajo shkoi “shumë mirë”.