Janë përkujtuar dëshmorët e kombit në Viti në këtë ditë të shënuar për martirët shqiptarë që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës shkruan Faktiditor.ch.Me këtë rast në nderim të dëshmorëve të kombit shqiptar, bashkë me një pjesë të kryesisë së Degës së NISMA-s Socialdemokrate në Viti janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe në akademinë përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në nderim të atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën për lirinë që gëzojmë ne sot.