
Një foton e Astorit duke buzëqeshur, veshur me fanellën e Kombëtares “axurre” dhe mbishkrimi “Faleminderit”. Janë shumë pak fjalë, por delikate, që shënojnë kështu dymujorin e parë të ikjes së Astorit.

“Faleminderit është një fjalë e thjeshtë por unike, siç ishte edhe Davide. Duam t’iu themi faleminderit personalisht të gjithëve që na qëndruat pranë, duke nisur nga ai 4 mars i papritur për të gjithë ne, por që ishit jashtëzakonisht të shumtë, aq sa nuk mund ta imagjinonim. Ndaj zgjodhëm ta bënim kështu, siç ishte e zakonshme nga Davide, me një buzëqeshje dhe një përqafim të fortë, për t’iu thënë faleminderit nga zemra”.