Përmbytjet në BeH: Ka viktima, një numër i madh i të lënduarve dhe të zhdukurve

125

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiselak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave në Bosnje dhe Hercegovinë. “Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, ka informacione se ka viktima si dhe një numër të madh i të lënduarve dhe personave të zhdukur”, ka kumtuar Administrata Federale e Mbrojtjes Civile e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Trafiku, lidhjet telefonike dhe interneti janë të ndërprera. Duke filluar nga Mostari, në Drezhnicë një ujë i rrëmbyeshëm i Drezhankës shkatërroi disa ura, mori rreth 20 vetura dhe tani për tani nuk kemi informacione për viktima në njerëz në këtë zonë. Për shkak të rrëshqitjes së dheut rruga M-17 në drejtim të Jabllanicës së Ulët është e pakalueshme”, thuhet në raport, ndërsa nga terreni kanë ardhur informacione se dy persona kanë mbetur të vdekur.

Comments