Përmbytjet prekin familjen e të dënuarve “Monstra”, mungon ndihma (VIDEO)

341

hasanbeg

Nëna e të akuzuarve në Rastin Monstra, Agimit dhe Afrimit, Barija shpëtoi me shumë vështirësi nga vërshimet e mbrëmjes së 6 gushtit, raporton SHENJA. Ajo është e sëmurë dhe invalide, e përveç saj edhe vajza vuan nga një sëmundje mendore. Natën fatale kjo familje është ndihmuar shumë nga fqinjët, të cilët e dinin gjendjen e vështirë të saj. Bashkimi, vëllau i vëllezërve të akuzuar Agim dhe Afrim Ismailoviq tregon tmerrin dhe pazotësinë e tij atë mbrëmje për ta shpëtuar familjen i vetëm.

 “Unë e disha se nënën e kam në karrocë por edhe motrën e kam invalid ju thash shokëve po shkoj un deri në shtëpi ta shoh gjendjen vetëm pas pesë minutave më thërrasin shokët eja se ju mbuloj uji dhe shokët në ato momente i kanë lënë anash shtëpitë e veta edhe kanë ardhur te unë se kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen time dhe të më ndihmojnë mua”, deklaroi Bashkim Ismailoviq, vëllau i të arrestuarve në rastin MONSTRA.

Shtëpia e tyre qëndron e zbrazët, meqë është e paqëndrueshme nga dëmi i madh që u është shkaktuar.

”Ndoshta edhe kanë ardhur po neve si kemi parë, ne kemi takuar vetëm persona humanitarë që kanë ardhur me vetë dëshirë me ndihmu”, tha më tej ai.

Familjarët tregojnë se institucionet shtetërore nuk i kanë vizituar, ndërsa janë ndihmuar vetëm nga qytetarët vullnetarë dhe organizatat humanitare dhe joqeveritare. Hava Tahiri

Comments