Përpjekjet për të evakuuar qytetarët nga Ukraina

281

Ambasadori së bashku me një diplomat tjetër dhe dy shtetas të tjerë maqedonas e kaluan mbrëmjen të fshehur në ambasadën e Maqedonisë në Kiev. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, tha se ka pasur përpjekje për evakuimin e diplomatëve, por kjo është e pamundur për momentin, pasi Kievi është i rrethuar nga forcat ushtarake ruse, shkruan Alsat.

Osmani shtoi se rreth 20 ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, janë ende në kryeqytetin ukrainas dhe po bëhen përpjekje që diplomatët maqedonas t’i bashkohen Misionit, i cili fillimisht do të sigurojë transport deri në kufirin me Poloninë.

“Për disa qytetarë që ndodhen në Odesë, dje fola me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, sepse ata kanë një konsullatë në Odesë, që të mundet me autobusët e tyre, kur ti marrin qytetarët e tyre, ti marrin edhe qytetarët tanë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme./Alsat.mk

Comments