Përplasje midis dy autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani.
Në Saarbrucken, dy autobusë lokal u përplasën “kokë më kokë”.
Të paktën 35 persona u lënduan, pesë nga ta kanë lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane.

Në mesin e të lënduar raportohet se po ashtu ka edhe fëmijë.
Të lënduarit aktualisht po trajtohen në spital.
Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët iu dhanë ndihmë të lënduarve, transmeton Klankosova.tv
Po ashtu u angazhuan edhe helikopter për transportim më të shpejt të të lënduarve në spital./Indeksonline/