“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, fillon dëshminë Fatmir Sopi në Hagë

58

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 98-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fatmir Sopi i cili mban kodin W04485 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përpara se të fillojë betimin solemn, dëshmitari Fatmir Sopi bëri një përshëndetje ndaj katër të akuzuarve, duke i quajtur bashkëluftëtarë.

“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, tha Sopi.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Cezary Mihailzcuk.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë e gjysmë. Kurse mbrojtja e të akuzuarve rreth tri orë.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se Fatmir Sopi ka qenë dëshmitar edhe në rastin e Salih Mustafës.

Comments