Përvjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Vjosa Osmani: U plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin dhe publicistin Xhemajl Mustafa, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me vrasjen e Mustafës nuk u vra vetëm një njeri, intelektual e atdhetar, por u plagos edhe ndërgjegjja e Kosovës.

“Xhemail Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual e atdhetar. Me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi”, ka shkruar Osmani.