Pesë favoritët për Topin e Artë, tre futbollistë të Barcelonës në vendet e para

Topi i Artë i cili i jepet futbollistit më të mirë të vitit, është një nga ngjarjet më të mëdha sportive.
Në vitin 2024, ky çmim i ka takuar futbollistit të Manchester Cityt, Rodrit, i cili ishte në garë të ngushtë me Vinicius Jr dhe Erling Haaland shkruan IndeksOnline.
Edhe pse ende nuk ka përfuduar sezoni aktual futbollistik, tashmë dihen disa prej emrave që pritet të jenë të nominuar për Topin e Artë 2025.

Faqja e njohut ”Score90”, ka publikua pesë emrat të cilët janë favoritë, ku tre futbollistë të Barcelonës janë në vendet e para të renditjes aktuale.
Raphinha i cili po kalon një sezon fantastik është favoriti kryesor për ta fituar Topn e Artë, derisa pas tij renditen Pedri dhe Lamine Yamal.
Mohamed Salah i Liverpulit renditet i katërti derisa në Top 5 është edhe futbollisti i PSG-së, Ousmane Dembele./IndeksOnline/