Pesë vjet nga vdekja e Havelit

241
fresco

2a0a302b-20f5-4c35-a552-67acc848aaea_w987_r1_s
midle

Sot bëhen pesë vjet nga vdekja e ish-presidentit çek, Vaclav Havel.

Havel, dramaturg dhe aktivist politik, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, më 18 dhjetor të vitit 2011.

Havel ka qenë presidenti i fundit i Çekosllovakisë dhe presidenti i parë i Çekisë së pavarur.

Ai ka qenë bashkëhartues dhe nënshkrues i Kartës 77, një peticion që i bënte thirrje Çekosllovakisë së atëhershme të liberalizonte dhe të respektonte të drejtat civile.

Havel ka qenë mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës dhe ka thënë se ajo do të duhej të ndodhte shumë më parë se në vitin 2008.

“Në kohën kur NATO-ja vendosi të ndërhynte kundër regjimit kriminel të Sllobodan Millosheviqit, me siguri që në kuadër të atij intervenimi do të mund të garantonte pavarësinë apo pavarësinë relative të Kosovës”, ishte shprehur Havel.

Comments