Piastri i McLaren fiton garën e Kinës në Formula 1

Gjatë mëngjesit të sotëm është mbajtur gara e madhe e Kinës në Formula 1.
Dhe përsëri fituese doli skuadra e McLaren, por kësaj here ishte australiani Oscar Piastri, që arriti i pari vijën e finishit.
Ai la pas shokun e tij të skuadrës britanikun, Lando Norris në vend të dytë dhe George Russell të Mercedesit në vendin e tretë.

OSCAR PIASTRI WINS THE CHINESE GRAND PRIX ????#F1 #ChineseGP pic.twitter.com/kce8j2t9Xw
— Formula 1 (@F1) March 23, 2025
Kjo është fitorja e dytë për McLarenin këtë sezon dhe e treta individuale për Piastrin.
Gara e ardhshme në Formula 1 do të zhvillohet pas dy javësh, në Suzuka të Japonisë./IndeksOnline/