Po dilte nga lokali, si dhe përse u sulmua Gazmend Muhaxheri nga rugovasi?

127

Vikendi ka nisur në mënyrën më të keqe për Gazmend Muhaxheri.

Kryetari i Pejës është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm nga një qytetar i quajtur Korab Lulaj.

Gazi pasi kishte pirë kafen e mëngjesit në një nga lokalet në qendër të Pejës, me të dal është sulmuar nga prapa nga Lulaj.

Burime të Indeksonline kanë mësuar se kryetari dyshohet se është goditur nga mbrapa në kokë, ndërsa në tentim për të shmangur incidentin dyshohet se ka pësuar lëndim të lehtë në këmbë.

Një projekt infrastrukturor i realizuar nga Komuna e Pejës në Stankaj të Rugovës dyshohet se e ka Lulajn duke e shtyer të bëjë këtë akt të shëmtuar.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Muhaxheri këto momente ndodhet në stacionin e Pejës ku po jep deklaratë./Indeksonline/

Comments