Policia arrestoi 17 persona nga Shkupi, Prilepi, Ohri dhe Kumanova

145
fresco

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrolleve në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria 17 persona, transmeton TV21. Siç theksojnë nga MPB, personat e privuar nga liria nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie.

“Më datë 22.23.03.2025, në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria gjithsej 17 persona për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal, përkatësisht për mosrespektim të vendimitQeverisë për shtatë ditë zie.

midle

Gjithashtu, në rajonin e Shkupit është ndaluar një i mitur, si dhe menaxher i një objekti gastronomik, ndërsa në rajonin e Prilepit janë ndaluar 12 persona, nga të cilët njëri është i mitur. Një person është ndaluar në Kërçovë – pronar i një objekti gastronomik,ndërsa dy persona janë ndaluar në Kumanovë – menaxher dhe drejtor i një objekti gastronomik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, bëjnë të ditur nga MPB.

Comments