Policia e Kosovës jep detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit, Rilind Berisha

166
fresco

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka dhënë detaje rreth vdekjes së gjyqtarit të futbollit, Rilind Berisha.

26 vjeçari u gjet dje pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Policia tha se i ka nisur hetimet për vdekjen e ish-futbollistit kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

midle

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti i gjyqtarit Berisha është denoncuar rreth orës 11:40 të së hënës.

“HETIM I VDEKJES. Pejë 17.02.2025-11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Express

Comments