Policia Financiare paraqet kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit për abuzime financiare

Policia Financiare ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, ish-drejtor i SH.A. “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, duke shkaktuar një dëm prej 24.636.045 denarësh në buxhetin e Lotarisë.

Sipas njoftimit, Bajrami është akuzuar se ka lidhur një marrëveshje më 5 korrik 2023 për dhënien me qira të një objekti administrativ dhe afarist me kompaninë “HEJ SHPK” nga Shkupi. Ky objekt, që nuk ishte përshtatur dhe nuk ishte gati për t’u përdorur për nevojat e Lotarisë, është qiruar me një çmim për metër katrorë që është të paktën dy herë më i lartë se çmimi real i tregut.
Policia Financiare ka theksuar se ky veprim ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për Lotarinë Shtetërore dhe ka shkelur parimet e menaxhimit të burimeve publike.