Policja shqiptare 21 vjeçare vrau veten me armën e shërbimit! Detaje nga rasti tragjik…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një efktive policie i ka dhënë fund jetës. Mësohet se efektivja quhet Aldorjana Loshi dhe ishte vetëm 21 vjeçe.
Po ashtu mësohet se në rrjetet sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje.
“Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjeje forcën në dhimbje”, shkruante efektivja e Loshi në rrjetet sociale.
Në momentin që kreu aktin, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit. Ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz.
Bëhet me dije se pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.