“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

447

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski konfirmoi të premten se legalizimi i ndërtimeve pa leje ka qenë në agjendën e takimit të tij me kryeministrin Zaev kohë më parë, megjithatë thotë se nuk kanë qenë të harmonizuar me deputetët e LSDM-së për ta votuar bashkërisht.

Lideri opozitar për refuzimin e presidentit të dekretoj ligjin e votuar në Kuvend tha se është një e drejtë e tij, por tha se në të kaluarën presidenti nënshkroi ligje më të dëmshme për vendin, ndërkohë që kritikoi depuetëtët të cilët tash flasin për dëmin që sjell ky ligj, ndërkohë që nuk tentuan ta pengojnë në Kuvend.

“Nuk e kam të qartë përse ata politikanë të estradës nuk parashtruan mijëra amandamete për të bllokuar këtë ligj nëse nuk pajtohen. Çdo deputet ka mundësi të tillë përmes filibusteringut të bllokojë zgjidhje të caktuara ligjore, nëse mendon se i është mohuar e drejta të ndërhyjë me ndryshime ligjore”, tha Micskovski.

Comments