Poposki shpreh ngushëllime për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

109
fresco

midle
Macedonia's Foreign Minister Nikola Poposki looks on during an official visit to Helsinki October 1, 2012. REUTERS/Markku Ulander/Lehtikuva (FINLAND - Tags: POLITICS) NO THIRD PARTY SALES. NOT FOR USE BY REUTERS THIRD PARTY DISTRIBUTORS. FINLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN FINLAND

Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki shprehu ngushëllime deri te familja dhe shokët e ambasadorit rus në Turqi, Andrej Karlov, dhe deri te kolegët e Ministrisë e punëve të jashtme të Rusisë, transmeton Zhurnal.

“Thellësisht jam i shokuar ndaj atentatit të ambasadorit rus në Turqi, Andrej Karlov. Ngushëllim i sinqertë deri te familja, shokët dhe Ministria e punëve të jashtme të Rusisë”, ka shkruar Poposki në rrjetin social twiter.

Ndryshe, Ambasadori rus dje ishte qëlluar prapa shpine me hapjen e ekspozitës në Ankara. Atentatori 22 vjeçar, i quajtur Mevlut Alltntash, para disa muajve ishte larguar prej punës nga ana e shërbimeve të sigurisë në Turqi për shkak të lidhjes me lëvizje puçistësh në Gjylen.

Comments