Popov kundër Akademisë Shqiptare: Ka vetëm një Akademi në RMV!

54

“Ekziston vetëm një Akademi Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve (AMSHA) që përfaqëson shtetin dhe të gjitha bashkësitë etnike. Presioni për themelimin e një akademie monoetnike shqiptare është irracional dhe i pabazë”. Këtë e theksoi kreu i AMSHA-së, Zhivko Popov, në 57-vjetorin e themelimit të kësaj Akademie.

Në vend të institucioneve paralele, Popov bën thirrje për formimin e shoqërive shkencore dhe artistike ose shoqatave civile.

Sipas tij, edhe akademikët janë unik në mendimin e tyre se gjuha shqipe, e cila është objekt diskutimi në Gjykatën Kushtetuese, nuk duhet të hiqet. Ata bëjnë thirrje për përshtatjen e zgjidhjes ligjore në të cilën do të zbatohen vërejtjet e Komisionit të Venecias.

Comments