Prej sot edhe zyrtarisht hiqet roamingu

346

Prej sot edhe zyrtarisht hiqet roamingu për bisedat telefonike, porositë SMS dhe internetin midis Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Kjo do të thotë se prej sot qytetarët e këtyre vendeve do të paguajnë për shërbimet e ofruara të komunikimit me çmim si në vendin e tyre. Kjo marrëveshje midis vendeve të Ballkanit filloi në vitin 2019, kur në fazën e parë filloi me një ulje të çmimeve për këto shërbime me 80 për qind, dhe përfundon me heqjen e plotë të çmimeve të roamingut.

Comments