Prej sot, mërgimtarët nuk paguajnë për polisën kufitare
Nga sot, mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë nuk do të kenë nevojë të paguajnë për polisën kufitare.
Ky vendim u morë ditë më parë në kudër të Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka deklaruar se me marrëveshjen e arritur me BQK dhe BKQ, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%.
“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro”, tha Murati.
Ai gjithashtu theksoi se më e rëndësishmja është angazhimi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e që beson se do të vie shumë shpejt.
“Mirësevini bashkatdhetarë”, shtoi mistri Murati.
Duhet përkujtuar që muajt korrik-gusht njihen edhe si muajt me fluksin më të madh sa i përket ardhjes së mërgimtarëve./Lajmi.net