Prej sot turistët serb nuk do të paguajnë taksën rrugore

478

Nga sot ka filluar shpërndarja e kartelave për pagesën rrugore për turistët serbë të cilët do të kalojnë nëpër korridorin 10 përgjatë rrugës për në Greqi. Secili shtetas serb që do ta përshkoj këtë rrugë  në vendkalimin kufitar Tabanocë do të marr falas një kartë M-smart për pagesën e taksës rrugore.

Sipas njoftimeve, kartela në fjalë ka para aq sa është kostoja e pagesës rrugore në të gjitha pikat përgjatë rrugës në të dy drejtimet, ndërsa siç bëjnë të ditur nga qeveria, nga gjithsej 200 mijë kartela të planifikuara, në fazën e parë ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit përgatiti 65.000 kartela dhe të njëjtat ia dorëzoi ministrisë së Brendshme.

Kartelat do të mbeten në pronësi të përhershme të shtetasve serbë, të cilët do të mund ri rimbushin për herët tjera nëse sërish kalojnë ose vijë për pushime në Maqedoninë e Veriut.

Shtetasit e Serbisë do të marrin kartela falas M-Smart me të hyrë në vendin tonë deri më 15 gusht, për çka shteti do të ndaj nga buxheti  2.8 milion euro.

Ndryshe, Qeveria bëri të ditur se ky privilegj sigurohet vetëm për shtetasit serbë që udhëtojnë përgjatë korridorit 10,  një gjest mirënjohje për vaksinimin falas të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Serbi.

Comments