Premtimi i LDK-së për centralin e ri me gaz, Azemi e Rukiqi takohen me furnizues amerikan nga Teksasi

61

Kandidatët për deputet nga LDK, Berat Rukiqi dhe Visar Azemi, kanë takuar sot furnizues amerikant ë Gazit Natyror të Lëngshëm nga Teksasi.

Rukiqi në një njoftim në profilin e tij ka thënë se Ndërtimi i termocentralit me LNG është prioritet i LDK-së, jo vetëm për siguri energjetike por edhe për qëllime kombëtare e strategjike.

Ai ka falënderuar edhe emisarin amerikan, Richard Grenell për lehtësimin e vendosjes së kontaktit me partnerët strategjik të sektorit të energjisë në SHBA

“Sot, së bashku me Visar Azemi, takuam një furnizues amerikan të Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është e qartë se Kosova duhet të thellojë partneritetet e saj me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë.Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor—jo vetëm për sigurinë energjetike, por edhe për qëllime kombëtare dhe strategjike.Faleminderit, @RichardGrenell, i dërgua special i Presidentit Donald J. Trump, për lehtësimin e këtij komunikimi, me partnerë strategjik të sektorit të energjisë”, ka shkruar Rukiqi.

.

Comments