Presidenti Thaçi shprehet i shokuar me vdekjen e Bajram Rexhepit

347

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur i shokuar nga lajmi për vdekjen e ish-kryeministrit të vendit, Bajram Rexhepi.

Thaçi ka shkruar se është shokuar nga lajmi i ndarjes nga jeta e ish-kryeministrit Rexhepi, duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, transmeton Indeksonline.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta, të ish-kryeministrit, ministrit, mikut dhe kolegut të dashur, Dr. Bajram Rexhepit. Ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar Thaçi.

Comments