Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përshëndetur mbajtjen e seancës konstituive e cika kësaj radhe u përmbyll me rizgjidhjen e Kryparlamentarit post të cilin e rimorri Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, transmeton Klan Kosova.
Në llogarinë e tij në facebook, Thaçi shton:
”Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.
Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend.
Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë. HTH”