Presidentja e KE jep alarmin e frikshëmm / Von der Leyen: Duhet të përgatitemi për më të keqen

323
fresco

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar pas përfundimit të samitit të liderëve evropianë në Londër se është e rëndësishme që të rriten shpenzimet për mbrojtjen, dhe të bëhen përgatitje për më të keqen.

“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet…është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, ka thënë ajo raporton BBC.

midle

Ajo ka shtuar se kanë diskutuar nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurimin që ajo të ketë mjetet për të “fortifikuar dhe mbrojtur” veten.

Von der Leyen i ka dërguar gjithashtu një mesazh presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se “Ne jemi të gatshëm së bashku me ju për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur parimin se ekziston një shtet ligjor, që nuk mund të pushtoni fqinjin tuaj ose nuk mund t’i ndryshoni kufijtë me forcë”.

“Është në interesin tonë të përbashkët që të parandalojmë luftërat e ardhshme”, ka shtuar ajo.

Comments