Presidentja Gordana Sijanoska-Davkova fali shtatë të burgosur, ja kush janë

543

Presidentja Gordana Sijanoska Davkova për Vitin e Ri ka falur shtatë të dënuar, nga të cilët njëri është falur plotësisht, ndërsa të tjerëve u është ulur dënimi me tre muaj.

I falur plotësisht është Vasko Donevski nga Dellçeva, ndërsa dënimi i është ulur: Jani Simon nga Resnja, Kristijan Dimkoski nga Prilepi, Nimetulla Nuhi nga Shkupi, Halim Ademi nga Tetova, Magdalena Eliskovska nga Shkupi dhe Riste Jovanov nga Negotina.

Comments