Prishtinë: Arrestohet një person për ‘‘përgatitje të veprave terroriste’’

71

Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave terroriste, shkruan Gazeta Express.

Nga policia, është bërë e ditur edhe se, janë kryer kontrolle në banesën e të dyshuarit dhe objekte të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar ndër tjerash, substancë narkotike, zolla e fishekë.

Pos kësaj, është njoftuar edhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së

Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje. /GazetaExpress

Comments