Prokuroria do t’i kërkojë MPB-së të shpallë fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

72

Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilat u caktua masa e paraburgimit për dy të dyshuarit në hetimin për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, të cilët nuk janë të kapshëm për organet e rendit, Prokuroria Publike Themelore Shkup sonte Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i lëshojë urdhër për shpalljen e fletarrestit kombëtar dhe deklaratë për shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar, njoftoi PPRMV.

Gjykata Penale sot më parë i caktoi paraburgim 30-ditësh ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë të pakapshëm për organet e rendit lidhur me hetimin për Lotarinë Shtetërore.

“Pas njoftimit të marrë nga MPB kompetente, të dy personat për të cilët prokuroria publike propozoi masën e paraburgimit nga gjetja e tyre gjegjësisht privimi nga liria, ndërsa lidhur me hetimin në Lotarinë Shtetërore, janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, mori vendim që ta pranojë propozimin e prokurorisë publike dhe u caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, pika 1 dhe 2”, bëjnë të ditur nga Gjykata Penale.

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite njoftoi se më 13 dhjetor 2024 nga ana e Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe Korrupsionit – Sektori për Hetime Kriminalistike – Njësiti për Korrupsion në PTHP Shkup janë parashtruar padi penale kundër tetë personave për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje të ryshfetit” dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publik-privat” në rastin me Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kallëzimi penal përfshin P.B. (31) për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” neni 353 paragrafi 4, “marrja e ryshfetit” neni 357 paragrafi 4 dhe “keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie të marrëveshjeve për furnizim ose partneritet publiko-privat” që parashihet dhe dënohet sipas nenit 275-v paragrafi 3 i KP, kundër A.G. (47) nga Shkupi për “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarjen e marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publiko-privat” neni 275-v paragrafi 3 lidhur me nenin 24, kundër D.K. (50) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4, kundër M.D. (58) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4, kundër V.P. (41) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4 dhe vazhdimi i veprës penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 lidhur me nenin 45, kundër A.A. (36) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4, kundër N.H. (52) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4 dhe veprën penale “marrja e ryshfetit” e paraparë dhe e dënueshme nga neni 357 paragrafi 1 dhe kundër M.Z. (38) nga Tetova për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4./MIA

Comments