Prokuroria Speciale fillon gjahun ndaj ‘peshqve të mëdhenjë’ (Foto)

204

Prokuroria Special Publike të premten në Gjykatën Themelore Shkup 1 ka dorëzuar propozim për vazhdim të arrestit shtëpiak të kryetarit të komunës Manastir, Vlladimir Talevski, ka konfirmuar prokurorja Lençe Ristovska për “Meta”.

“Deri te Gjykata themelore Shkup 1 të premten është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës arrest shtëpiak për kryetarin e Manastirit Vlladimir Talevski. Tani presim të shohim se çka do të vendosë gjykata”, thotë Ristovska, transmeton Gazeta Lajm.

Kjo është kërkesa e tretë e PSP-së për vazhdimin e arrestit për Talevskin, të cilit arresti i dytë shtëpiak i skadon sot.

Kryetarit të Manastirit i është caktuar arrest shtëpiak më 16 qershor, kurse më pas iu vazhdua më 21 qershor, me kërkesë të PSP-së, transmeton Gazeta Lajm.

Ai është i dyshuari numër një në rastin “Transporter” në të cilin PSP e akuzon për keqpërdorime në vlerë prej 360 mijë eurove gjatë tenderëve për transportin e nxënësve në Manastir.taleski-3[1]

Comments