Propozimi i Ramadanit: Kosova me Shqipërinë e Kroacinë ta ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike

118
fresco

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë thotë se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia duhet të ndërmarrin hapa për ndërtimin e “Mbrojtjes së Mençur Ballkanike”.

“Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë të ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike. Kësaj, më pas t’i bashkohet Maqedonia e Veriut e më pas Mali i Zi. Ndërsa, Bosnja e Hercegovina të jetë pjesë aktive e shkëmbimit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ramadani thotë se “ky mund të jetë konceptimi më autentik i Mbrojtjes demokratike të Ballkanit”.

midle

“Kjo assesi nuk është zëvendësim i vendosmërisë sonë për anëtarësim në NATO, por veç një aspekt praktik i reagimit të përbashkët. Madje kjo do të lehtësonte avancimin e idesë për prezencën e përhershme amerikane në Kosovë, për t’u kthyer në mbështetësin kryesor në reagim ndaj krizave”, shton ai,

Mbrojtja e Mençur, thotë ai, është koncept i avancuar i bashkëpunimit midis shteteve në shkëmbimin në kojë reale të kapaciteteve të mbrojtjes.

“Shumë punë për Mbrojtjen e Mençur duhet”, shkroi Ramadani.

Comments