Protesutesit kanë sulmuar një stacion policor në jug të Parisit, pas dyshimit që policia franceze ka përdhunuar një djalë me ngjyrë.
Protesta që eskaloi mbrëmjen e së dielës, u parapri nga protesta gjatë gjithë vikendit, ku u arrestuan dhjetëra persona.
Sipas mediave franceze, në Les Ulis tre vetura të policisë janë dëmtuar, transmeton Klan Kosova.
Tensionet janë rritur në periferi të Parisit pasi më 2 shkurt, një burrë i quajtur Theo ka pretenduar që është rrahur dhe përdhunuar nga policia.