Protesta të dhunshme kundër izolimit në Australi
Mijëra persona manifestuan kundër izolimit në disa nga qytetet më të mëdha të Australisë.
Në Sidnej, policia ka kryer shumë arrestime pas përleshjeve të dhunshme. Ndërsa në Melburn, protestuesit pushtuan rrugët pasi u mblodhën fillimisht përballë parlamentit.
Organizatorët i përkufizuan protestat si “manifestime të lirisë”, duke i promovuar në rrjete sociale.
Këto zhvillime erdhën pasi autoritetet njoftuan se kufizimet aktuale mund të mbesin në fuqi deri në tetor.
Policia e Sidnej tha se ndërhyri pasi manifestuesit nuk mbanin maska dhe se shkelën urdhrin për të shmangur grumbullimet e panevojshme publike.
Australia regjistroi shifrën më të lartë të rasteve ditore të valës së re të pandemisë, ndërsa procesi i vaksinimit nuk po ecën me ritme të kënaqshme. Vetëm 11 për qind e popullatës është imunizuar plotësisht ndaj Covid-19.