Pse tani Ukrainës po i lejohet të përdorë raketat?

123

Shkruan: Nefail Emini

Sot u njoftua se presidenti aktual Joe Biden, ka dhënë miratimin për përdorimin e raketave amerikanë ATACMS me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus nga ana e Ukrainës. Pas këtij vendimi të Uashingtonit, edhe Britania e Madhe dhe Franca kanë dhënë miratimin që raketat SCALP dhe Storm Shadow të përdoren për të shënjestruar objektivat ruse. Kjo është një lëvizje e fuqishme gjeopolitike, e cila do të reflektohet pashmangshmërisht në rrjedhën e përgjithshme të luftës si dhe në zhvendosjet e fuqishme gjeopolitike që do të pasojnë pas këtij vendimi. I vetëdijshëm për impaktet gjeopolitike dhe ushtarake që mund të kishte një vendim i tillë, bëri që Presidenti Putin, para disa muajve të deklaronte se në rast se miratohet leja për përdorimin e tyre, atëherë Moska do të jetë në luftë direkte me NATO-n. Duket se ky vendim ka një miratim të heshtur edhe nga Kina, që na tregon për një tendencë të zhvendosjes gjeopolitike mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës.

Por pse një veprim i tillë po vjen në këtë moment?

Egzistojnë disa arsye se pse po miratohet një këkrkesë e tillë e Ukrainës, ndonëse ajo është kërkuar shumë më herët nga ana e Kievit, por që ka hasur në kundërshtim të fortë nga Uashingtoni dhe vendet tjera perëndimore të NATO-s, por që e njëjta po miratohet pikërisht tani.
E para lidhjet me ndryshimin e administratës amerikane, ku nga muaji janar, Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka dekluar publikisht se do të ndaloj luftrat në botë, me theks të veçantë atë në Ukrainë. Jo pak herë ai ka deklauar se do ti ndalojë ndihmat ushtarake për Kievin dhe do të negociohet një paqe mes dy vendeve. Përmes këtij veprimi, administrata Biden, do ta vendos Trump para një akti të kryer, ku ai për arsye gjeopolitike do të ishte i detyruar që ta vazhdonte ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, apo edhe ti rimendonte planet e tij për paqe mes Moskës dhe Kievit. Çdo përshkallzim i luftës do të rrezikonte përplasjen direkte mes Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s, e cila mund të ndikojë që Putin ti mendojë dy herë kërcënimet për luftë ndaj alenacës dhe në të njejtën kohë, ta bëjë atë të rishikojë edhe njëhërë planet ekspansioniste dhe të pranojë një paqe të qëndrueshme.

Arsyeja e dytë lidhet me faktin e dislokimit të trupave të Kores së Veriut në territoret e Rusisë, e cila u vlersua si një përshkallzim i kësaj lufte dhe në të njejtën kohë si faktor që do të zhvendoste gjeopolitikën në Azinë Juglindore. Ajo që vlen të theksohet, është fakti se një vendim i tillë miratohet pas takimit mes Biden dhe Xi Jinping. A ka dhënë Kina një miratim të heshtur për një veprim të tillë të SHBA-ve? Kina ka mbajtur një qëndrim pro rus në luftën e Ukrainës, dhe duhet të kujtojmë se Putin filloi invazionin kundër Ukrainës menjëherë pas takimit në Pekin me Xi Jinpig në vitin 2022. Takimi i Putin me Kim Jong-Un para disa muajve shkaktoi një shqetësim të madh në Kinë, e cila u mundua që ta fsheh hidhërimin përmes deklaratave diplomatike, por që realiteti ishte krejtësisht i ndryshëm, pasi rritja e influencës Ruse në Kore është e pa pranueshme për të.

Pekini, që nga lufta e Kores në vitetet 50 të shekullit të kaluar, ka qenë mbështetësi kryesor për Penianin, dhe e njejta e ka konsideruar këtë hapësirë si zonën e saj të influencës, dhe çdo ndërhyrje tjetër perceptohet si kërcënim për interesat e saj. Vendojsa e trupave koreane në Rusi, e ka vendosur Pekinin në një presion të fuqishëm, të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, dhe në të njejtën kohë po rrit pasigurinë në Gadishullin Korean. Kina pas këtij veprimi të Uashingtonit po i dërgon mesazh Rusisë që mos të ndërhyjë në hapësirat e saj të interesit. Gjithashtu përmes kësaj lëvizje, Kina synon që t’ia bëj të qartë Rusisë, se nuk e ka mbështetjen apsolute të saj dhe në këtë mënyrë Moska pa përkrahjen e Pekinit do të përmbahet nga përshkallzimi i luftës. Në këtë mënyrë, Xi Jinpig po shëndrrohet në një faktorë i cili po përcakton fatin e njerzimit, pra a do të kemi paqe apo luftë në botë. Gjithashtu me këtë veprim, ai po rrit varësinë e Kremlinit ndaj Pekinit.

Vazhdimi i luftës në Ukrainë, do të sillte një përfitim për Pekinin tani, pasi në këtë mënyrë, administrata Trump do të ishte e angazhuar në këtë konflikt dhe nuk do të kishte kohë dhe hapësirë për tu marrë me Kinën, pasi presidenti i ri e ka cilësuar këtë të fundit si kërcënim më serioz për interesat amerikane në botë dhe me të cilin duhet të merret. Duket se historia po përsëritet, diplomacia e “Ping Pongut” e viteve 70, ku rreziku Sovietik afroi Kinën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani kërcënimi rus, po afron përsëri Kinën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është një mesazh drejtuar Moskës, se Kina nuk është ajo e viteteve të 70, dhe as Rusia nuk është fuqia e dikurshme e Bashkimit Sovietik.

Comments