Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Itali (Video)

457

Mediat italiane publikojnë pamjet e vrasjes së shqiptarit Viktorian Picaku në Bari të Italisë.

Mbrëmjen e djeshme 24 vjeçari u ekzekutua nga dy persona me motor.

Ngjarja ndodhi në sheshin Abbazia, në provincën Coratos në Bari.

Kamerat e sigurisë tregojnë sesi në orën 21:30 sheshi ishte i mbushur me njerëz, ku dy persona shfaqen me motor dhe godasin për vdekje të riun shqiptar.

Ka qenë ora 21:30 sheshi ishte i mbipopulluar.

Policia konfirmoi se ata qëlluan 4 herë pas shpine mbi shqiptarin në mushkëri dhe kokë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Nga hetimet e para zbulohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive hakmarrje.

Pak ditë më parë ai i doli në mbrojtje një vajzë që dhunohej në rrugë, por duket se ky akt i solli edhe fundin e jetës.

Comments