“Punëtorët merrnin pagë, por ishin jashtë Maqedonisë”, Prokuroria me aktakuzë për drejtorin e një ndërmarrjeje në Shkup

60

Nga Prokuroria njoftojnë se kanë parashtruar aktakuzë ushtruesit të detyrës drejtor në NPK “Gazi Baba-2007”, pasi i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “përvetësim gjatë shërbimit”, përcjell TV21. Nga hetuesia kërkojnë nga gjykata që për personin në fjalë të shqiptohen masa kujdesi si ndalesa për largim nga vendi, detyrimi për paraqitje para personave zyrtar dhe marrja e përkohshme e pasaportës.

“I pandehuri, në periudhën prej datës 01.01.2021 deri më 31.12.2021, në cilësinë e zyrtarit – ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Gazi Baba – 2007”, me qëllim të përfitimit të paligjshëm material për dikë tjetër, ka përvetësuar paratë e besuara në shërbim. Pas vendimit të mëparshëm të Bordit Drejtues të ndërmarrjes publike për punësimin e personave të papunë për kryerjen e punëve publike për nevojat e komunës së Gazi Babës, i akuzuari ka lidhur kontrata me shtatë persona. Kontratat janë regjistruar me të njëjtin numër të lëndës dhe janë nënshkruar vetëm nga i akuzuari. Për më tepër, edhe pse ka mbajtur evidencë për ta që i akuzuari i ka nënshkruar personalisht, punëtorët e angazhuar nuk kanë punuar në Ndërmarrjen Publike “Gazi Baba – 2007″, dhe në data të caktuara për të cilat kanë marrë honorar, në fakt kanë qenë jashtë kufijve të vendit. Gjatë asaj kohe, ata janë evidentuar se gjoja kanë kryer angazhimet për të cilat kanë lidhur kontrata dhe i është paguar kompensimi monetar, i cili gjithsej për të shtatë personat ka arritur në 880.516 denarë”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Comments