Pushteti këmbëngulë për reforma në arsim
Pushteti nuk heqë dorë nga reformat në arsim, madje këmbëngulë për realizimin e tyre, bashkë me të cilat d të bëhet digjitalizimi I teksteve shkollore.
Ministrja e Arsimit, Milla Carovska sot ka arsyetuar nëvojën për miratimin e ndryshimeve, ndërkohë që nuk ka kundërshtuar nismat për referendum për shfuqizimin e referomave.
Në një prononcim për mediat, ajo tha se paralelisht me nismën, që është një e drejtë demokratike, dikasteri i saj vazhdon me përgatitjet që mësimi në kalë të parë dhe të katërt të vitit shkollor 2021/2022 të bëhet me programe të reja mësimore dhe me modernizim të arsimit.
“Kështu do të ngelim në vend qëndro edhe dy, pesë, shtatë vjet, e humbim edhe potencialin e mundshëm, por nëse fillojmë tani, mund ta krijojmë për një periudhë prej pesë, shtatë dhe pesëmbëdhjetë vjet, kur realisht mund të presim që nxënësit që tani hyjnë në arsimin fillor pastaj dalin si qytetarë produktivë të cilët do të trajnohen për jetë bashkëkohore”, tha Carovska.