Putin propozon bisedime direkte për paqe me Zelenskyn përpara samitit të Londrës

60
fresco

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar për herë të parë bisedime të drejtpërdrejta paqeje me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Putin më parë ka pohuar se do të negociojë paqen me Ukrainën vetëm nëse vendi do të mbajë zgjedhje për të formuar një qeveri të re, duke nxjerë vazhdimisht pretendime se Zelensky është një udhëheqës i paligjshëm pavarësisht zgjedhjes së tij në vitin 2019.

Presidenti rus ka sugjeruar bisedime ballë për ballë për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, mes frustrimit në rritje të presidentit amerikan Donald Trump se përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të shpejtë armëpushimi nuk kanë pasur sukses.

midle

Kjo vjen ndërsa përfaqësues nga Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe SHBA-të kanë planifikuar të takohen në Londër të mërkurën për të vazhduar bisedimet mbi një armëpushim të mundshëm.

Ndërsa Zelensky nuk iu përgjigj drejtpërdrejt propozimit të Putin, ai theksoi në video-adresën e tij të natës se Ukraina “ishte gati për çdo bisedë” që do të ndalonte sulmet ndaj civilëve. “Veprimet gjithmonë flasin më shumë se fjalët”, postoi ai në X.

Ndërkohë, Rusia ka rifilluar sulmet e saj ajrore ndaj Ukrainës pas një armëpushimi 30-orësh të Pashkëve, të shpallur nga Moska gjatë fundjavës, të cilin të dyja palët e akuzuan njëra-tjetrën për shkelje.

Comments