Qëllon kot me çifte në ajër por ‘pushkaton’ një dron që fluturonte në ato anë

547

Një person mori çiften dhe qëlloi koz në ajër pas pas pak orësh pranë tij ia behën policët me një dron të bërë copë nga saçmet.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shkjezë në Shkodër, ndërsa policët ia morën çiften robit. Besohet se droni ishte i policieë dhe shkrepja e çiftes nuk ishte aq padashje.

”Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut”, njoftoi policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Comments