Qeveria dhe Sindikatat arritën marrëveshje, pagat në sektorin publik në shtator do të rriten për 10 për qind

210

Sindikatat dhe Qeveria sot arritën marrëveshje për rritjen e pagave dhe për metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik. Pagat në sektorin publik nga 1 shtatori do të rriten për 10 për qind, ndërsa të punësuarit do të marrin 10.000 denarë K-15.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe të gjitha këto çështje kontestuese të cilat me muaj shtjellohen me përfaqësuesit e sindikatave.

U dakorduam se metodologjia e re për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik do të fillojë nga marsi i vitit 2025. Me pagën e shtatorit 2023 do të jetë rritja prej 10 për qind e pagave në sektorin publik, K-15 deri në fund të dhjetorit 2023 në lartësi prej 10.000 denarësh, ndërsa në marrëveshjen e përgjithshme kolektive do të jetë dispozita për pagesën e K-15 prej vitit 2024 të jetë së paku 30 për qind e lartësisë së pagës mesatare vitin e kaluar”, publikoi në deklaratën për mediat pas takimit Trençevska

Comments