Qeveria e Kosovës i ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për ndarjen e gjysmë milioni euro si mbështetje për popullin palestinez në Gaza.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e përshëndet arritjen e këtij armëpushimit në Gaza.
“Si qeveri e përshëndesim marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Gaza si rezultat i secilës faza e parë në këtë marrëveshje krijimin e mundësisë se dërgimit të ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim Qeveria e Kosovës, Republika e Kosovës do të ndajë gjysmë milioni euro, beshteje për popullin palestinez nga Gaza”, ka thënë Kurti.
Më pas, propozomi është hedhur në votim dhe kabineti qeveritar e ka miratuar.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se sasi e mjeteve të ndara merren nga rezervat shtetërore.