Qeveria tërheq propozim ligjin për arsim të mesëm, ku kërkohej intonimi i himnit

58

Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, kaloi në lexim të parë në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës , ligjë ky i cili parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit.

Mirëpo, siç mëson Klan Macedonia, Qeveria e ka tërhequr propozim ligjin për arsim të mesëm.

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska ditë më parë duke e thirrur në propozim ligjin në fjalë, tha se të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet duhet t’i respektojnë simbolet kombëtare të këtij shteti.

Po ashtu, në të njejtin ligjë propozohei që edhe shkrimi i orëve të mësimit në të dy gjuhët, shqip dhe maqedonisht.

Comments